Politike

‘Basha s’më përjashton’/Baçi:Gjeta emër tjetër te vendi im,më thanë shko në korridor

27 Janar 2022, 09:20 Nga DOSJA
‘Basha s’më përjashton’/Baçi:Gjeta emër

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, akuzoi kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla se i kanë ndryshuar vendin e uljes në sallën e Parlamentit pa e informuar. Nga salla e Kuvendit, Baçi u shpreh i indinjuar nga ky gjest, pasi dikush i kishte thënë që vendin e ka në korridor.


‘Doja tju thoja se dhe në seancën e kaluar, ne kërkojmë fjalën, ju ose bëni sikur s’shikoni ose neglizhoni. Te vendi që duhej të ulesha gjeta një emër tjetër, Basha mund t’ju sjellë shkresë pas shkrese për të ndryshuar vendin. mendoj se ju duhet të konsultoheni para se të bëni këto vendime dhe perjashtime. është në detyrën tuaj që ne të marrim një informacion paraprak. Dikush më tha se vendin e ke në korridor. Sa për dijeninë tuaj, unë jam deputeti më i votuar në qarkun e Fierit, më përjashtojnë vetëm demokratët dhe jo ju e Bashën.’- tha Baçi.

LAJMIKRYESOR: LIVE/ Kuvendi me debate, RENDI ‘molla e sherrit’, Alibeaj: Incident, mos e ndryshoni

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan baci seance plenare 27 janar 2022 luan baci seance plenare 27 janar 2022

Sondazh

Poll