Politike

VD-Balla kërkoi ndryshim të rendit të ditës! Alibeaj: Incident, merrni MASA

27 Janar 2022, 09:17 Nga DOSJA
VD-Balla kërkoi ndryshim të rendit të ditës! Alibeaj:

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nisi ditën e sotme me “përplasje” mes kryetarëve të grupeve parlamentare të PD dhe PS. Kreu i grupit parlamentar i mazhorancës, Taulant Balla kërkoi futjen në rend dite të dy projektligjeve. Kjo gjë u kundërshtua nga nënkryetari i PD-së dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se deputetët e opozitës nuk mund të kenë kohë të diskutojnë për projektligje që futen në rend dite sot.


DISKUTIMET:

Alibeaj: Nuk është e udhës, të shtyhen për seancën tjetër, është e logjikshme pasi ne jemi përgatitur për secilën prej pikave të rendit të ditës, ndërkohë që ju i fusni sot. Merrni masa dhe rregulloni këtë incident të vogël që sapo ndodhi.

Balla: Ndryshimi i rendit të ditës është një gjë që ndodh. Nuk besoj se në thelbin e çështjeve ka dallim, arsyeja se përse e kërkoj lidhet me kohën. Jo sot por asnjëherë qoftë unë dhe maxhoranca nuk do të votojmë diçka që bie ndesh me rregulloren, thuhet qartë që mund të ndryshohet rendi i ditës në nisje. Të jeni i sigurtë se unë nuk do të vij kurrë në kuvend me një kërkesë që nuk parashikohet në rregullore. Ndoshta duhet të kishim dashur një konsultim me ju, por natyrshëm që në aspektin e rregullores jemi qartë.

LAJMIKRYESOR: LIVE/ Kuvendi me debate, RENDI ‘molla e sherrit’, Alibeaj: Incident, mos e ndryshoni

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj seance plenare 27 janar 2022 taulant balla enkelejd alibeaj seance plenare 27 janar 2022 taulant balla

Sondazh

Poll