Aktualitet

VD-Protesta/ Shembja e banesave, Noka: Bashkëqeverisja s’ka brirë!

27 Janar 2022, 09:35 Nga DOSJA
VD-Protesta/ Shembja e banesave, Noka: Bashkëqeverisja s’ka

TIRANË– Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama se janë dakordësuar për prishjen e banesave të zonës së “5 majit” dhe Laprakës në Tiranës. Në fjalën e tij, jashtë Kuvendit, Noka u shpreh se qytetarët janë trajtuar keq nga qeveria, ndërkohë që vuri theksin edhe tek shkaku i heshtjes së Bashës.  

“I dëgjuat qytetarët, dhimbja e tyre është shumë e madhe. Sot këta qytetarë janë dhunuar, janë shkelur me këmbë, janë shkelur në rrugë, janë trajtuar si kafshë e pashpirt e Edi Ramës dhe e vemjes së tij, Erion Veliaj. Pas kaq kohësh i la në mëshirë të fatit këta qytetarë. Ka pasur akuza se Klevis Balliu u sakrfikua nga deputetllëku prej Lulzim Bravës. Tashmë është evidente. Rama e Veliaj prishin e shkatërrojnë, nxjerrin në rrugë banorët e këtyre zonave, sepse pas kësaj historie është Brava me Kapllanaj. Bashkëqeverisja nuk ka brirë,”-tha Noka në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Protestë para Parlamentit! Banorët e ‘5 Majit’ dhe të Laprakës bëhen bashkë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet flamur noka protesta per shembjen e banesave 27 janar 2022 flamur noka protesta per shembjen e banesave 27 janar 2022

Sondazh

Poll