Aktualitet

Përballja me policinë, qytetari: Ja si më keni tërhequr zvarrë, të vijë dhe Rama

27 Janar 2022, 08:58 Nga DOSJA
Përballja me policinë, qytetari: Ja si më keni tërhequr

TIRANË– Një prej banorëve të njësisë 8 në Tiranë, deklaroi gjatë protestës së sotme se është tërhequr zvarrë nga policia gjatë shembjes së banesave. Ai iu drejtua një prej policëve prezent duke i treguar me foto se çfarë i bënë ditën e shembjes.

A kam të drejtë, mos ndërhy. Në shqipëri është liria e fjalës, e të drejtës. Në pronën time mua më kanë marrë zvarrë, dhe sot policët duan të na marrin me dhunë. Kemi 4 muaj që jemi në protestë, duam një zgjidhje, nuk kemi marrë asnjë informacion. Duam që të na japin një zgjidhje një sqarim, nuk na kanë marrë parasysh, nuk kemi ardhur për dhunë por për të treguar se jemi në mbrojtje të pronave tona. Shikoje zoti polic se si më keni marrë zvarrë. Ca pres unë nga ju, do me merrni zvarrë, ja më merrni. Nëse nuk kemi zgjidhje do të vijmë çdo ditë këtu. Nëse kryeministri do të na shtypë këtu na ka. Nuk jemi në komunizëm jemi në demokraci. Le të dalë opozita së bashku me kryeministrin.’-tha banori.

LAJMIKRYESOR: Protestë para Parlamentit!Banorët e ‘5 Majit’ dhe të Laprakës bëhen bashkë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta per shembjen e banesave 27 janar 2022 protesta per shembjen e banesave 27 janar 2022

Sondazh

Poll