Aktualitet

Mijëra euro të padeklaruara në çantën e dorës, kapet në Morinë i riu slloven

27 Janar 2022, 07:39 Nga DOSJA
Mijëra euro të padeklaruara në çantën e dorës,

KUKËS– Një i ri me origjinë sllovene është kapur ditën e sotme nga policia kufitare e Morinës. Policia kufitare ka sekuestruar 12.700 euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zviceriane, të cilat i posedonte një shtetas slloven. I riu me inicialet A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni kishte në çantën e tij të dorës, 12.700 euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zviceriane, të cilat nuk i kishte deklaruar.

NJOFTIMI:

“Në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz” , me drejtues shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni.Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij të dorës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.700 euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zviceriane, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar”. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne morine morine arrestim ne morine morine

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2022, 07:04

FOTOT/ Bora mbulon parkun natyror Korab-Koritnik

KUKËS– Parku natyror Korab-Koritnik është mbuluar me dëborë. Fotot tregojnë bardhësinë që ka pushtuar destinacionin turistik. Pamjet janë nga zona e ...