Aktualitet

Kuvend/ Në protestë, qytetarja tregon HORRORIN: Më thanë vdiq burri, ishte gjallë

27 Janar 2022, 09:15 Nga DOSJA
Kuvend/ Në protestë, qytetarja tregon HORRORIN: Më thanë

TIRANË- Një qytetare e zonës së Laprakës ka treguar historinë e saj lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Teksa proteston për shembjen e banesave të tyre para Kuvendit, ajo tregoi se kishte marrë lajmin për vdekjen e bashkëshortit, por pas 6 orësh mësoi se asgjë nuk kishte ndodhur. Megjithatë shtoi se sërish bashkëshorti ndërroi jetë, pas 3 ditësh pasi nuk ishte futur në intubim. 

Burrin e shtrova në spital. Unë çova fjalë nëpër komshinj. Erdhën njerëzit për varrimin e burrit, porosita e kafen. Mbas 6 orës, tragjedi që i raftë edhe Edi Ramës o zot, (banorët e tjerë: Amin, ja po bëjmë kryqin) më thanë që burri është gjallë. Shkoi djali me vajzën shohin burrin, ishte gjallë por nuk kishte marrë intubim. Marrin doktorin në telefon, më thotë doktori që jam nipi i filanit, provo e kërko intubimin. Për 3 ditë burri im vdiq,”-tha ajo para mediave. 

LAJMI KRYESOR: Protestë para Parlamentit! Banorët e ‘5 Majit’ dhe të Laprakës bëhen bashkë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta per shembjen e banesave 27 janar 2022 protesta per shembjen e banesave 27 janar 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2022, 07:04

FOTOT/ Bora mbulon parkun natyror Korab-Koritnik

KUKËS– Parku natyror Korab-Koritnik është mbuluar me dëborë. Fotot tregojnë bardhësinë që ka pushtuar destinacionin turistik. Pamjet janë nga zona e ...