Aktualitet

Bodrumi SEKRET/Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Sarandë! Në pranga 2 punonjës të OSHEE

27 Janar 2022, 08:06 Nga DOSJA
Bodrumi SEKRET/Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Sarandë!

SARANDË– Shtëpi bari e sofistikuar është zbuluar në Sarandë. Pas operacionit policor të koduar ‘Volloder’, i drejtuar nga policia e Vlorës së bashku me atë të Himarës dhe Sarandës, bëri të mundur zbulimin e magazinës dhe vënien në pranga të 2 personave dhe shpalljes në kërkim të 2 të tjerëve.

Vasfi Sali dhe Gazi Hoxhaj janë dy punonjësit e OSHEE të cilët janë arrestuar ndërsa në kërkim janë shpallur Klajdi Miziri dhe Klodian Omeri.

57 vjeçari me detyrë elektricist pranë OSHEE-së Vasfi Saliu dhe 61 vjeçari Gazi Hoxha, banues në Sarandë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, janë arrestuar pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim. Në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, janë shpallur në kërkim Klajdi Miziri pronari i magazinës dhe Klodian Omeri, i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Policia ka sekuestruar 50 llamba elektrike, 100 bimë kanabis të kultivuara në kubikë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Volloder”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë.Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një magazinë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.Vihen në pranga 2 punonjës të OSHEE-së, shpallen në kërkim pronari dhe kontraktori i magazinës.Sekuestrohen 50 llamba elektrike, 100 bimë kanabis të kultivuara në kubikë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Himarë dhe Sarandë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë, Sarandë, një shtetas kishte përshtatur në një magazinë, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Volloder”.Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit V. S., 57 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe G. H., 61 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasit: K. O. pronari i magazinës dhe K. M., i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.Janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 100 bimë kanabis e 50 llamba.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Brenda futesh vetëm me shkallë! Si ishte ‘maskuar’ laboratori i “barit” në Sarandë

“Volloder” në Sarandë/ EMRAT e të arrestuarve, kush janë të shpallurit në kërkim

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore arrestim ne sarande shtepi bari ne sarande arrestim ne sarande shtepi bari ne sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2022, 07:04

FOTOT/ Bora mbulon parkun natyror Korab-Koritnik

KUKËS– Parku natyror Korab-Koritnik është mbuluar me dëborë. Fotot tregojnë bardhësinë që ka pushtuar destinacionin turistik. Pamjet janë nga zona e ...