Aktualitet

Ikën i ftohti/ Nxënësit rikthehen sot në shkolla, pritet vendim për zëvendësim orësh

27 Janar 2022, 06:26 Nga DOSJA
Ikën i ftohti/ Nxënësit rikthehen sot në shkolla, pritet

TIRANË– Sot të gjithë nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin do të kthehen në shkolla! Pas një pezullimi për 3 ditë, nga 24-26 janar, mësimi rifillon ditën e sotme. Deri më tani nuk ka një datë dhe orë se kur do të zëvendësohen orët e humbura, teksa ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se do të merret një vendim i dytë ku nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohet mësim edhe ditëve të shtuna.

Kushi shoi të gjitha dyshimet në një dalje mediatike pas mbledhjes së djeshme të qeverisë, duke thënë se shkollat do t’i rikthehen normalitetit nga sot, duke lënë hapur mundësinë e përsëritjes së një skenari të tillë në vazhdim, në rast të përsëritjes së temperaturave ekstreme.

Shkollat u mbyllën për 3 ditë, nga 24-26 janar me argumentin jo vetëm për temperaturat e ulëta dhe mungesën e ngrohjes në shkolla, por për shkak të rrezikut që i kanosen fëmijëve nga shtëpia në shkollë dhe e kundërta. Njëri nga prindërit e fëmijëve të mitur u lejua që të qëndronte në shtëpi, duke mos pasur asnjë penalitet në punë.

Tashmë temperaturat në vend po pësojnë rritje, duke larguar të ftohtin që pushtoi vendin për 3 ditë me radhë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mbyllen shkollat ne shqiperi nxënësit rikthehen në shkolla mbyllen shkollat ne shqiperi nxënësit rikthehen në shkolla

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2022, 07:04

FOTOT/ Bora mbulon parkun natyror Korab-Koritnik

KUKËS– Parku natyror Korab-Koritnik është mbuluar me dëborë. Fotot tregojnë bardhësinë që ka pushtuar destinacionin turistik. Pamjet janë nga zona e ...

Aktualitet 26 Janar 2022, 22:09

VIDEO/ Kaprolli filmohet në rrugën e Qafshtamës

BURREL- Një kaprollë është parë ditën e sotme në rrugën e Qafshtamës. Në një video të publikuar nga JOQ, shihet një kaproll, i cili ndodhej në rrugë.Ndërkohë që...