Politike

Meta: I merrja në 1 të natës me pizhame ministrat e PS!

26 Janar 2022, 21:03 Nga DOSJA
Meta: I merrja në 1 të natës me pizhame ministrat e PS!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kur ka qenë kryeministër i merrte vartësit e tij në telefon në orët e vona të natës për t’i kritikuar. I ftuar në “Noë” m Erla Mëhillin, Meta tha se në orën 1 të natës me pizhame i merrte në telefon ministrat kur nuk bënin detyrat e integrimit. Për datën e zgjedhjeve, Meta tha se ka qenë Partia Demokratike ajo që ia ka caktuar 13 tetorin e më pas nuk ka pranuar që të regjistrohej. 

“I kam dhënë fjalën Ylli Bodinakut se do t’i biem murit prapë, siç i ra murit Ylli atëherë me kamion. Murit që pengon Shqipërinë të anëtarësohet në Evropë PD-ja që qante për atë të 8 qershorit. PD-ja që më caktoi 13 tetorin si datë mua. Pyete Bylykbashin. Edhe pse unë ia kërkova disa herë PD nuk pranoi të regjistrohej në KQZ 40 ditë para 13 tetorit. Për datën që PD ma kërkoi mua ajo nuk pranoi të regjistrohej. Kur kam qenë unë kryeministër shko pyeti ministrat socialist, në orën 1 të natës me pizhame i merrja kur nuk bënin detyrat e integrimit. Pyet ambasadorët e Shqipërisë si bëheshin detyrat, 10 me yll merrte Shqipëria. Kam dhënë dorëheqje disa herë për të ndihmuar procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Kam qenë në mbrojtje të Kushtetutës që nga 98-ta dhe kam raport koherent me to. Loja është e qartë. Ka qenë një komplot 20-vjeçar për të asgjësuar llogaridhënien në Shqipëri. Kanë ardhur njerëz të infiltruar në politikë kur ikin me qindra mijëra shqiptarë,”- tha Meta ndër të tjera. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll