Aktualitet

Të dhënat nga INSTAT/ Rriten udhëtimet dhe transporti i mallrave për vitin 2021

26 Janar 2022, 20:49 Nga DOSJA
Të dhënat nga INSTAT/ Rriten udhëtimet dhe transporti i mallrave

TIRANË- Transporti i mallrave jashtë dhe brenda vendit nga portet është rritur në lidhje me 4.6% në lidhje me vitin 2020. Nga të dhënat e INSTAT, bëhet me dije se në transportin hekurudhor, përqindja e mallrave të transportuara është ulur me 40.4%. Ndërsa transporti ajror i mallrave është rritur me 11,1 % në krahasim me vitin 2020. Në statistikat e INSTAT, gjithashtu bëhet me dije se lëvizja e qyetarëve për vitin 2021 është shumëfishuar në krahasim me vitin 2020, në të cilin ishim të mbyllur për shkak të pandemisë.

Të dhënat:

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Dhjetor 2021 është 374,2 mijë ton, duke u rritur me 4,6 %, krahasuar me Dhjetor 2020.
Në vitin 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4.839,6 mijë ton, duke u rritur me 13,2 %, krahasuar me vitin 2020. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur me 8,6 %, krahasuar me vitin 2019. Në muajin Dhjetor 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.638 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 40,4 %, krahasuar me Dhjetor 2020. Në vitin 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 25.115 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 3,5 %, krahasuar me vitin 2020. Krahasuar me vitin 2019, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 41,5 %.

Në muajin Dhjetor 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 200,0 ton, duke u rritur 11,1 %, në krahasim me Dhjetor 2020.  Në vitin 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 2.035,8 ton duke u rritur me 13,3 %, krahasuar me vitin 2020. Krahasuar me vitin 2019, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 14,2 %. Në Dhjetor 2021, numri i fluturimeve të kryera është 2.408, duke u rritur 2,3 herë, në krahasim me muajin Dhjetor 2020.

Në Dhjetor 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 59.100 pasagjerë. Krahasuar me Dhjetor 2020, ky tregues është rritur 71,7 %.
Në vitin 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 862.757 pasagjerë, duke u rritur me 2,3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me vitin 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është ulur me 45,2 %.Në muajin Dhjetor 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 81,9 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Dhjetor 2021 është 271.340 pasagjerë duke u rritur me 3,2 herë, krahasuar me Dhjetor 2020.
Në vitin 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.928.275 pasagjerë duke u rritur me 2,2 herë, krahasuar me vitin 2020. Krahasuar me vitin 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë ajrore është ulur me 12,3 %.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet instat instat

Sondazh

Poll