Aktualitet

Rruga e Rinasit ende e MBYLLUR! ARRSH: Mjetet të ndjekin rrugën e Vorës

26 Janar 2022, 08:25 Nga DOSJA
Rruga e Rinasit ende e MBYLLUR! ARRSH: Mjetet të ndjekin rrugën e

TIRANË– Rruga e Rinasit do të vijojë të jetë prapë e mbyllur. Kjo u bë e ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili përmes një njoftimi thotë se në vazhdimësi të punimeve të cilat tashmë janë në fazë të dytë, segmenti “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)” rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur. ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të bizneseve pranë zonës.

POSTIMI:

Njoftim. Në vazhdimësi të ecurisë së punimeve për fazën e dytë të punimeve në segmentin “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)” rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur.  Mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroprtit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh bllokohet rruga e rinasit rruga e rinasit arrsh bllokohet rruga e rinasit rruga e rinasit

Sondazh

Poll