Bota

BE i “tërheq veshin” Serbisë: Nuk ka vend në Europë mohimi i genocidit

25 Janar 2022, 19:52 Nga DOSJA
BE i “tërheq veshin” Serbisë: Nuk ka vend në

BRUKSEL – Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell kritikoi ashpër Serbinë për mohimin e genocidit dhe krimeve të luftës pas deklaratave që bëri pala serbe në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asocimit BE-Serbi.

Borrell theksoi se në Europë nuk kanë vend mohimi i genocideve, krimeve të luftës dhe as glorifikimi i këtyre krimeve dhe autorëve që i kanë kryer. Sipas tij, kjo sjellje cënon vlerat e larta europiane.

“Nuk ka vend në Europë për mohimin e genocidit. Nuk ka vend për glorifikimin e krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës. Gjithashtu, relata ose mbështetja publike e atyre që mohojnë genocidin e luftës, krimet genocidale të luftës dhe minimin e integritetit territorial dhe barazisë së një vendi jo vetëm rrezikon stabilitetin rajonal, por sfidon dhe vlerat europiane”, u shpreh përfaqësuesi i BE për çështjet e Jashtme dhe sigurinë Josep Borrell.

Përplasja rreth mohimeve të genocidit të Srebrenicës dhe krimeve të tjera të Serbisë gjatë luftërave të ish-Jugosllavisë nisën kur ish-Përfaqësuesi i Lartë i Bosnje-Hercegovinës Valentin Inzko kërkoi ndryshime në kodin kriminal të Bosnjes korrikun e kaluar për të ndaluar personat që mohojnë genocidin dhe glorifikojnë kriminelët e luftës.

Deputetët serbë në Bosnje kërcënuan se do të tërhiqen nga institucionet e vendit. Më pas, lideri i minoritetit serb në shtetin federatin boshnjak Milorad Dodik kërcënoi me ndarje të vendit me pretendimin se serbët nuk po i njihen të drejtat sipas Paktit të Dejtonit të vitit 1995, i cili lejoi krijimin e Bosnje-Hercegovinës e përbërë nga 3 grupim etnike: boshnjakë, kroatë dhe serbë.

Në fillim të këtij viti, SHBA shpalli Dodik “non grata” si person të lidhur me korrupsion dhe kërcënues të demokracisë dhe propagandim të destabilizimit të Bosnje-Hercegovinës.

Burimi: Anadolu Agency

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bosnje hercegovine josep borrell milorad dodik bosnje hercegovine josep borrell milorad dodik

Sondazh

Poll