Bota

Omicron ”lë pa martuar”… kryeministren e Zelandës së Re!

25 Janar 2022, 15:03 Nga DOSJA
Omicron ”lë pa martuar”… kryeministren e Zelandës

WELLINGTON– Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern zbuloi të dielën se ka anuluar dasmën e saj pasi vendi është në një valë ndaj rasteve të variantit të Omicron. Sipas CNN, Ardern tha për gazetarët se në vend janë shënuar 9 raste me Omicron ndaj dhe do t’i duhet që të marrin masa për të ngadalësuar shpejtësinë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

“Dasma ime nuk do të bëhet, tani jam thjesht një qytetare më shumë që ka pasur një përvojë të tillë për shkak të pandemisë,”-tha ajo. Kur u pyet se si ndihej për vendimin e saj për të anuluar dasmën që do të mbahej këtë verë, Ardern u përgjigj: Kështu është jeta. Teksa në vend janë ashpërsuar masat për mbajtjen e maskave thuhet se krahas bareve dhe restoranteve do të lejohen jo më shumë se 100 persona në aktivitete si ato të dasmave.

Pritej që kryeministrja Ardern të martohej së shpejti me Clarke Gayford me të cilin janë bashkë një kohë të gjatë dhe i cili është babai i tre fëmijëve. Ndërkohë që deri më tani në Zelandën e Re janë regjistruar 15 550 raste me COVID-19 ndërsa 52 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit.

Marrë nga CNN

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jacinda ardern zelande e re jacinda ardern zelande e re

Sondazh

Poll