Bota

Vetëm 22 muajsh! Vogëlushi merr telefonin e nënës, porosit 2 mijë euro mobilje

25 Janar 2022, 15:14 Nga DOSJA
Vetëm 22 muajsh! Vogëlushi merr telefonin e nënës, porosit 2

SHBA– Të lini një fëmijë të vogël të luajë me telefonin tuaj duket si diçka nga e cila s’mund të vijë asnjë dëm, por një familje në Amerikë, mësoi të kundërtën. Ayaansh Kumar nuk i ka mbushur ende dy vjeç, por si shumica e fëmijëve sot, ai i do pajisjet elektronike.

Babai i tij tha se së fundmi e futi atë në një telash të shtrenjtë. Ayaansh Kumar, vetëm 22 muajsh, mori telefonin në shtëpinë e familjes në Monmouth Junction, New Jersey, vetëm pak çaste pasi ajo kishte ruajtur një numër të madh artikujsh në një faqe interneti të njohur për blerje. Ndërsa nëna ende po mendonte se cilat pjesë të blinte, Ayaansh i porositi të katër pjesët e mobiljeve duke e lënë nënën e tij me pothuajse 2,000 dollarë më pak (rreth 1 mijë e 700 euro) në llogarinë e saj bankare.

Fëmija kishte bërë porosi për karrige, stenda me lule dhe sende shtesë shtëpiake, me një numër të madh të tyre saqë mezi kalonin në derën e përparme, ndërkohë që edhe tani, familja e të miturit ende pret pakot që ai ka porositur…

Marrë nga wect.com

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ayaansh kumar shba ayaansh kumar shba

Sondazh

Poll