Bota

Kriza Perëndim-Rusi, presidenti i Kroacisë: S’do dërgojmë asnjë ushtar në Ukrainë

25 Janar 2022, 15:44 Nga DOSJA
Kriza Perëndim-Rusi, presidenti i Kroacisë: S’do

ZAGREB – Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç premtoi se vendi i tij do të dërgojë asnjë ushtar në rast të shpërthimit të konfliktit të armatosur mes Ukrainës dhe Rurisë. Në një televizion, kreu i shtetit kroat shtoi se do të tërheqë të gjitha forcat ushtarake të vendit të tij nga kufiri lindor i Europës.

“Si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kam ndjekur deklaratat se NATO, jo një shtet, jo SHBA, po shton prezencën duke dërguar anije zbulimi. Nuk kemi asnjë detyrim për këtë gjë. Kroacia nuk do të dërgoja trupa ushtarake në rast përshkallëzimi të konfliktit. Përkundrazi, do të tërheqim trupat deri te ushtari i fundit kroat”, bëri me dije presidenti Milanoviç.

Qeveria kroate është angazhuar hapur kundër kërcënimeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Milanoviç tha se ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliç-Radman dhe ministri i Mbrojtjes Mario Banozic mund të shkojnë kur të duan në Bruksel. Ai tha se kryeministri kroat Andrej Plenkoviç mund të kërcënojë Rusinë sa të dojë, por Kroacia nuk do të përfshihet në konfliktin Ukrainë-Rusi.

“Grliç-Radman dhe Banoziç janë të lirë të shkojnë në Bruksel. Sa për ushtrinë kroate, Kroacia nuk do të përfshihet në të. Asgjë nuk do të dalë. Plenkoviç mund të kërcënojë Rusinë nëse dëshiron. Kroacia duhet t’i largohet këtij zjarri”, konfirmoi presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç.

Burimi: TASS

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni

Sondazh

Poll