Bota

62-vjeçarja vdes në shtëpi, dëbora e bllokon brenda, s’varroset dot

25 Janar 2022, 15:40 Nga DOSJA
62-vjeçarja vdes në shtëpi, dëbora e bllokon brenda,

GREQI– Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë në banesë nga shkaqe natyrale, por familja e saj nuk mund ta nxjerrë nga banesa pasi është bllokuar e gjitha nga dëbora. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Atika, Greqi.

Ka qenë nipi i të moshuarës ai që ka bërë denoncimin në media dhe ka kërkuar që të ndihmohet për të nxjerrë trupin e gjyshes nga shtëpia.

“E kam gjyshen të vdekur prej 24 orësh në shtëpinë e saj në Anthousa. Ka ndërruar jetë nga pleqëria”, ka thënë nipi i të ndjerës.

Por moti i keq me stuhi e dëborë kanë bërë që e moshuara të vijojë të mbetet e bllokuar në banesë. As mjeku dhe as shërbimi i zyrës së funeraleve nuk kanë munduar të depërtojnë në banesë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni atika greqi vdes gruana ne greqi atika greqi vdes gruana ne greqi

Sondazh

Poll