Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përplaset me murin, plagosen dy të mitur në Shkodër (EMRAT)

25 Janar 2022, 19:30 Nga DOSJA
Makina del nga rruga dhe përplaset me murin, plagosen dy të mitur

SHKODËR – Dy të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç janë dërguar në Spitalin e Shkodrës pasi automjeti me të cilin ata po udhëtonin doli nga rruga duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Të lënduarit janë Rajan Selaj, 15 vjeç dhe Erik Selaj, 16 vjeç.

Sipas të dhënave të policisë, drejtuesi i automjetit ka qenë Rajan Selaj., i cili ka marrë makinën dhe ka lëvizur së bashku me shokun e tij Erik Selaj Në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës, adoleshenti Rajan Selaj ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë makina doli nga aksi rrugor duke u përplasur me murin e një banese.

Pas aksidentit, policia dhe ndihma e shpejtë mbërritën në vendngjarje. Dy djemtë e mitur u transportuan në spitalin e qytetit, ku po mbahen nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 25.01.2022, rreth orës  19:30, në lagjen Partizani, Rrruga e Komanit, Shkodër, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin R. S., 15 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avullie.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder aksident ne shkoder

Sondazh

Poll