Aktualitet

Mediat zbulojnë ‘rrogën’ e Ergys Dashit që u vra në Ekuador

25 Janar 2022, 18:38 Nga DOSJA
Mediat zbulojnë ‘rrogën’ e Ergys Dashit që u vra

EKUADOR– Mediat ekuadoriane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me fitimet që merrte shqiptari Ergys Dashi, i cili u vra dy netë më parë në Guayaquil. ElTelegrafo dhe ElUniverso shkruajnë për arrestimin e Dashit në Itali në vitin 2014.

Në artikull shkruhet se shqiptari në atë kohë merrte drogë nga vende të tilla si Bolivia, Spanja dhe vendlindja e tij, Shqipëria. Ndërsa pagesat e fitimet e tij shkonin nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj.

“Dashi ishte arrestuar më parë në Itali si një nga krerët e një organizate kriminale. Ai u vu në pranga më 18 shtator 2014 së bashku me 31 persona të tjerë, pas një goditjeje të rëndë ndaj trafikut shqiptar të drogës. Organizata e tij merrte drogë nga vende të tilla si Bolivia, Spanja dhe vendlindja e tij, Shqipëria. Vlerësohet se për këtë trafik droge në tokën italiane ai ka shtuar nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj,”- shkruhet ndër të tjera në artikull.

Ergys Dashi, u ekzekutua mbrëmjen e 22 janarit në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit, qyteti me portin e njohur për eksportimin e sasive të mëdha të kokainës. Ngjarja ndodhi rreth 19:00, kur Dashi ishte ulur të darkonte në një restorant me emrin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’. Njëri prej autorëve, i cili mbante një buqetë me lule në duar u fut në restorant, duke lënë të vrarë shqiptarin dhe plagosur një vajzë e cila ishte kliente.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ergys dashi vritet ergys dashi vritet shqiptari ne ekuador ergys dashi vritet ergys dashi vritet shqiptari ne ekuador

Sondazh

Poll