Aktualitet

Pa shenje jete në shtëpinë e tij, gjendet i vdekur një 72-vjeçar në Vlorë

25 Janar 2022, 18:38 Nga DOSJA
Pa shenje jete në shtëpinë e tij, gjendet i vdekur një

VLORË – Një 72-vjeçar nga Vlora është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij pasditen e sotme. Policia e qytetit bregdetar raporton se i ndjeri është i moshuari me inicialet R.P., banor në lagjen “Pavarësia”.

Pas kontrolleve paraprake, mendohet se R.P. mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrale, sepse në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.

Për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj vdekjeje është angazhuar një grup hetimor.

NJOFTIMI I POLICISË 

Më datë 25.01.2022, rreth orës 17:30, në lagjen “Pavarsia”,  Vlorë është gjetur pa shenja jete, në banesën  e tij  shtetasi  R. P.,  72 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vdes i moshuari në vlorë vdes i moshuari në vlorë

Sondazh

Poll