Aktualitet

Regjistrimi i pasurive! KLSH kallëzon pesë zyrtarë të Kadastrës në Lushnje

25 Janar 2022, 17:02 Nga DOSJA
Regjistrimi i pasurive! KLSH kallëzon pesë zyrtarë të

LUSHNJE-Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimet e kryera ka zbuluar shkelje dhe abuzime me detyrën në Kadastrën e Lushnjes. Në njoftimin pr mediat, bëhet me dije se KLSH ka kallëzuar në Prokurorinë pranë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, pesë punonjës të Kadastrës. Bëhet fjalë për ish Drejtorin e ALUIZNIT, ish drejtorin e DVASHK Lushnje, një Përgjegjës Sektori dhe dy specialist në DVASHK Lushnje. Sipas KLSH ata akuzohen per shpërdorim detyre.

NJOFTIMI: Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zhvilluar auditimin me objekt “Mbi procedurën e pranimit dhe administrimit të dokumentacionit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe auditimin e ligjshmërisë dhe përputhshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit për periudhën e funksionimit” në Drejtorinë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK) Lushnje.

Nga ky auditim janë konstatuar një sërë veprimesh dhe/ose mosveprimesh të ndërmarra nga ana e ish Drejtorit të ALUIZNIT, Drejtoria Rajonale Lushnje, ish drejtorit të DVASHK Lushnje, një Përgjegjës Sektori dhe dy specialist në DVASHK Lushnje.

Këto (mos)veprime të kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore që normojnë detyrën e tyre funksionale, kanë sjellë si pasojë dëmtimin e rëndë të interesave të ligjshme të shtetit dhe/ose personave të tretë.

Përsa më sipër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje kallëzimin penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klsh ne lushnje kontrolli i larte i shtetit klsh ne lushnje kontrolli i larte i shtetit

Sondazh

Poll