Aktualitet

I infektuar me COVID, i riu shqiptar arrestohet pasi shpërndau kokainë në Itali

25 Janar 2022, 18:25 Nga DOSJA
I infektuar me COVID, i riu shqiptar arrestohet pasi shpërndau kokainë

ITALI – Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në një zonë të Romës pasi shpërndau 1 pako kokainë. Ajo çfarë është për t’u habitur është se pavarësisht se ishte infektuar me COVID-19 dhe ende nuk ishte shëruar, i riu shqiptar ka vazhduar të shpërndajë drogë.

Sipas mediave italiane, arrestimi i tij u bë i mundur pas denoncimit të disa banorëve të zonës ku jetonte 26-vjeçari. Karabinierët kontrolluan automjetin e tij dhe sekuestruan një sasi kokaine dhe 500 euro, të vendosura poshtë sediljes. Forcat e rendit vazhduan kontrollin dhe në banesën e të djaloshit nga Shqipëria ku gjetën 7400 euro, të siguruara nga shpërndarja e kokainës. Përpara policëve, i arrestuari pranoi se ishte infektuar me COVID-19 disa ditë më parë dhe ende nuk ishte shëruar plotësisht. Hetuesit kanë vendosur që ta lënë në arrest shtëpie deri ditën ku do të mbahet seanca e parë gjyqësore.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali kokaine ne itali arrestohet shqiptari ne itali kokaine ne itali

Sondazh

Poll