Sport

Nga Baggio te Vlahovic, shitjet e Fiorentinës te Juventus që kanë bërë histori

25 Janar 2022, 18:40 Nga DOSJA
Nga Baggio te Vlahovic, shitjet e Fiorentinës te Juventus që kanë

ITALI-Dy tifozëritë e urrejnë njëra-tjetrën, por Fiorentina dhe Juve shpesh kanë përfunduar duke bërë merkato.Mund të kthehemi shumë mbrapa dhe të flasim për Sergio Cervato, një legjendë e Fiorentinës me më shumë se 400 paraqitje me fanellën e Fiorentinës dhe fitues i kampionatit historik në vitin 1956.

Tre vjet më pas ai do të marrë rrugën për në Torino ku do të transferohet te Juventus dhe do të fitojë dy kampionate në dy vjet. Megjithatë historia e vërtetë e negociatave mes dy klubeve nis në vitin 1990.

Baggio te Juve, Firence në “flakë”
Në vitin 1990 Roberto Baggio kalon nga Fiorentina te Juve. Klubi nga Firence merr një shumë të hollash por tifozët shpërthejnë duke shkaktuar kaos në qytet. Baggio te Juve konsiderohet më shumë se një tradhti nga tifozët sepse ishte idhulli i të gjithë qytetit.

Bernardeschi transferohet te Juventus
Duke lënë mënjanë transferimet si Felipe Melo, Bojinov dhe Neto, duhej të vinte viti 2017 kur Federico Bernardeschi – një tjetër lojtar premtues shprehet se do transferimin te Juventus. Fiorentina përfiton 40 milion euro

Chiesa, më fal por nuk bëhet!
Historia e Federico Chiesa është e çuditshme. Ai duhej të transferohej te Juventus në verën e vitit 2019, por ardhja e Commisso-s si president e vonon me një sezon kalimin e tij përfundimtar te Juventus, i cili ndër të tjera u transferua vetëm ditën e fundit të merkatos.

Vlahovic: Kërcënimet me vdekje për transferim
I fundit për tu zyrtarizuar nga Firence në Torino është Dusan Vlahovic, golashënuesi më i mirë i Serie A. Zyrtarizimi ende nuk ka ardhur, por flitet për 75 milionë euro që do të shkojnë në arkat e klubit nga Firence. Tifozët janë ndjerë sërish të tradhëtuar dhe kanë shfaqur pankarta dhe kërcënime ndaj sulmuesit serb.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fiorentina juventus fiorentina juventus

Sondazh

Poll