Sport

Juve, tri ditë pushim. Pesë lojtarë amerikano-jugorë me ekipet kombëtare…

25 Janar 2022, 18:23 Nga DOSJA
Juve, tri ditë pushim. Pesë lojtarë amerikano-jugorë me

ITALI – Ditë pushimi për Juventusin, rifillimi i stërvitjeve në “Continassa” është planifikuar për të enjten. Nga ai moment bardhezinjtë do të mendojmë për Veronën, ndonëse me një grup të reduktuar, pa lojtarët e përfshirë në kombëtare.

Pushimi do të jetë i dobishëm për Leonardo Bonuccin, i cili synon të rikthehet në fushë për ndeshjen e radhës, si dhe për Danilon, i cili ndërkohë do të mund të rrisë kohën në dispozicion. Me ta do të rikthehen tërësisht edhe lojtasrët që ishin në urgjencën e mbrojtjes bardhezi në muajin e fundit.

Lojtarët me mungesa të justifikuara në mesjavë do të jenë amerikano-jugorë të përfshirë në eliminatoret për kualifikueset e Kupën e Botës: Alex Sandro (i thirrur nga Brazili), McKennie (i thirrur nga SHBA), Bentancur (do të jetë protagonist në radhët e Uruguaji), Dybala (që do t’i japë dorën Argjentinës) dhe Cuadrado (që do të dalë në fushë me Kolumbinë).

Këta, përveç Bernardeschi, Chiellini, Pellegrini, De Sciglio dhe Locatelli, të cilët do të marrin pjesë në kursin stërvitor të kombëtares italiane me Roberto Mancinin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtor i përgjithshëm te juventusi gjashtë lojtarë drejt largimit nga juventus për danilon për juventusin për kualifikueset e kupën e botës për leonardo bonuccin drejtor i përgjithshëm te juventusi gjashtë lojtarë drejt largimit nga juventus për danilon për juventusin për kualifikueset e kupën e botës për leonardo bonuccin

Sondazh

Poll