Bota

2 viktima dhe mbi 2 mijë e 700 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

25 Janar 2022, 14:18 Nga DOSJA
2 viktima dhe mbi 2 mijë e 700 raste të reja me COVID-19 në

PRISHTINË– 2 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2,707 raste të reja të infektuara. Ndërkohë që në njoftimin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 556 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

25 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës. Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 11.144 testime, 2.707 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726. Në total numri i rasteve aktive është 21.668. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll