Bota

“Pagat e dyfishta” të zyrtarëve të Listës Serbe, Kurti: Qeveria nuk ndërhyn

25 Janar 2022, 13:53 Nga DOSJA
“Pagat e dyfishta” të zyrtarëve të Listës Serbe,

TIRANË- Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur procedurat hetimore kundër zyrtarëve të Listës Serbe, parti udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Telegrafi shkruan se teksa Kurti është pyetur në lidhje më nisjen e këtyre hetimeve, tha se nuk ndërhyjnë në punën e institucioneve të drejtësisë.

Siç sqaroi Kurti, pushtetet në Republikën e Kosovës janë të ndara dhe hetimet e hapura nga AKK-ja, janë detyrë e prokurorisë e gjyqësorit.

“Sektori i drejtësisë është i pavarur nga ekzekutivi në Republikën e Kosovës, ne jemi shtet demokratik ku janë të ndara pushtetet dhe rrjedhimisht në shkeljet eventuale të ligjit e kushtetutës në Kosovë, nuk ndërhynë Qeveria. Kjo është detyrë që e zbaton prokuroria, gjyqësori dhe mekanizmat tjerë zbatues”, tha Kurti.

Kurti po ashtu tha se nuk ka kontakte me kandidatët e mundshëm për kryeprokurorë të shtetit.

“Nuk zhvilloj bisedime me kandidatët që mund të jenë për kryeprokuror. Është në vullnetin dhe interesin e atyre që kanë të drejt të kryeprokurorë të ardhshëm që të kandidojnë e të fitojnë,” tha Kurti.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti lista serbe albin kurti lista serbe

Sondazh

Poll