Bota

FOTO-LAJM/ Liria e medias i bën bashkë, Abazoviç dhe Krivokapiç shtrëngojnë duart

25 Janar 2022, 13:01 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ Liria e medias i bën bashkë, Abazoviç dhe

MALI I ZI- Zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazoviç ka shtrënguar duart me kryeministrin Zdravko Krivokapiç në konferencën Rëndësia e lirisë së medias për kapitullin 27 dhe procesin e integrimit evropian, organizuar nga Qendra për Gazetari Hulumtuese në Mal të Zi, Monitor dhe BIRN. Vijesti shkruan se ky është takimi i parë zyrtar i dy shtetarëve, pas njoftimit të Abazoviçit dhe GP URA se do t’i votojnë mosbesimit Qeverisë së Malit të Zi.

Krivokapiç pati një fjalim hyrës në konferencë dhe Abazovic po merr pjesë në panelin e radhës “Negociatat me BE-në dhe siguria e gazetarëve”.

Kundër Abazoviçit që bashkë me partitë e vogla, dhe mbështetjen e partisë më të madhe opozitare po synon të formoj qeverinë e pakicës, ka disa ditë që po mbahen protesta nga partia pushtetare pro-serbe e Krivokapiqit. Ndërkohë, ky i fundit ka dorëzuar në Kuvend edhe kërkesën për shkarkimin e vartësit shqiptar nga të gjitha pozitat qeveritare.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic trazirat ne malin e zi zdravko krivokapić dritan abazovic trazirat ne malin e zi zdravko krivokapić

Sondazh

Poll