Bota

Turqia nën pushtetin e borës, mbi 4 mijë njerëz të bllokuar, mbyllet aeroporti

25 Janar 2022, 13:39 Nga DOSJA
Turqia nën pushtetin e borës, mbi 4 mijë njerëz të

TURQI- Aeroporti i Stambollit në Turqi ka ndaluar të gjitha fluturimet të martën deri në orën 13:00 për shkak të reshjeve të mëdha të borës në qytet. Anadoly Agency shkruan se nga mbyllja e aeroportit shumë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar.

“Për shkak të kushteve të këqija të motit të vazhdueshëm, nuk do të ketë ulje-ngritje avionësh në pistat e Aeroportit të Stambollit dhe mbyllja është shtyrë deri në orën 13:00. më 25 janar”, tha kreu i Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve të Turqisë, Huseyin Keskin, në Twitter.

Mega aeroporti u mbyll për fluturime deri në orën 4 të mëngjesit me orën lokale  të martën pasi reshjet e mëdha të borës goditën Stambollin, qytetin më të madh të Turqisë, të hënën, duke mbyllur qendrat tregtare dhe duke ndërprerë trafikun. Ndërkohë që në të gjithë Turqinë, rreth 4,600 njerëz u bllokuan në rrugë dhe pika të tjera dhe mijëra u nxituan në vende të përkohshme strehimi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aeropoerti i stambollit huseyin keskin aeropoerti i stambollit huseyin keskin

Sondazh

Poll