Bota

Vinte nga Brazili, me çanta sporti, kapen mbi 650 kgkokainë në portin e Antwerp-it

25 Janar 2022, 10:22 Nga DOSJA
Vinte nga Brazili, me çanta sporti, kapen mbi 650 kgkokainë në

BELGJIKË– 657 kg kokainë është kapur në portin e Antwerpen në Belgjikë. Sipas mediave vendase, me shumë mundësi kokaina e gjetur brenda konteinerëve vinte nga Brazili dhe ishte e ndarë në 20 çanta sportive. Nëse droga do të përfundonte në treg, mendohet se do të kapte vlerën e 32 milionë eurove.

Antwerpen është bërë një nga portat hyrëse më të mëdha të kokainës nga Amerika Latin drejt Europës, duke u përdorur edhe nga banda shqiptare për të sjellë lëndët narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut. Ndërkohë që po në të njëjtin qytet, vetëm pak ditë më parë Antwerp u vra Bleder Muça, një nga personat më të afërt të Ardian Çapjas. Për vrasjen e tij po hetohet e shkuara kriminale në Shqipëri por edhe lidhja e tij me trafikantë të drogës.

Marrë nga brusselstimes.com

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2022, 20:15

Shkrimi/ El Salvadori spekulon miliona me Bitcoin

EL SALVADORI- Presidenti Nayib Bukele dëshiron që El Salvadori i varfër të bëhet një komb bitcoin. Për muaj të tërë, ai bleu monedha dixhitale me vlerë miliona ...