Bota

‘I vdekuri’ ngrihet në këmbë brenda morgut/ Ministria e Shëndetësisë Ruse: Skenar!

25 Janar 2022, 06:57 Nga DOSJA
‘I vdekuri’ ngrihet në këmbë brenda morgut/ Ministria

RUSI– Në rrjetet sociale në Rusi prej disa ditësh janë shfaqur pamjet e kamerave të sigurisë brenda një morgu, ku shihet se si trupi i një burri të mbuluar me çarçaf “rikthehet në jetë”. Video bëri bujë të madhe në rrjet, pasi personi që pretendohej se kishte ndërruar jetë ngrihet në këmbë dhe fillon të ecë.

Punonjësit e morgut nuk kanë komentuar asgjë lidhur me këtë çështje, ndërsa ka pasur zëra që thonë se kjo është një shaka dhe një “skenar”. Pas këtyre zërave ka ardhur dhe reagimi nga ministria e shëndetësisë në Rusi.

“Videoja është fake. Dhoma në video që pretendohet të jetë një hapësirë brenda morgut në Tver – nuk duket të jetë origjinale. Në Tver nuk ka morg të ngjashëm me atë në video”- thuhet në reagimin e ministrisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota i vdekuri ecen ne rusi rusi i vdekuri ecen ne rusi rusi

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2022, 20:15

Shkrimi/ El Salvadori spekulon miliona me Bitcoin

EL SALVADORI- Presidenti Nayib Bukele dëshiron që El Salvadori i varfër të bëhet një komb bitcoin. Për muaj të tërë, ai bleu monedha dixhitale me vlerë miliona ...

Bota 24 Janar 2022, 19:43

Siri- Mes vdekjes, mjerimit dhe persekutimit

SIRI– Ndërsa Ministri i Jashtëm i BE-së dhe Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut diskutojnë situatën në Siri, sulmet e reja të Shtetit Islamik po tr...