Bota

Zjarri në spitalin modular në Tetovë, mbërrin raporti i ekspertëve gjermanë

25 Janar 2022, 09:54 Nga DOSJA
Zjarri në spitalin modular në Tetovë, mbërrin raporti i

MAQEDONIA E VERIUT- Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut ka pranuar raportin e përkthyer nga hetimi i zjarrit në spitalin modular të Tetovës, të kryer nga ekspertët dhe hetuesit gjerman. Portalalb.mk shkruan se pesë prokurorët që punojnë në rastin konkret kanë filluar shqyrtimin e raportit për të përcaktuar shkaqet dhe çfarë do të ndërmerret në drejtim të procedurës së mëtutjeshme.

Raporti i përgatitur nga ekspertët gjerman është përkthyer dhe dorëzuar deri te Prokuroria Themelore-Tetovë. Prokurorët kompetent po e shqyrtojnë, ndërsa të dhënat do të krahasohen me dëshmitë e tjera të lëndës. Prokuroria po punon në mënyrë intensive që detajisht të vërtetohen të gjitha faktet për fatkeqësinë. Varësisht nga ajo se çfarë do të vërtetohet, do të miratohet vendim për procedurën e mëtejme”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Raporti i ekspertëve gjermanë arriti para një jave në vend dhe ishet i përbërë nga 7 fletë. Ekspertiza gjermane është kërkuar përmes asistencës ndërkombëtare juridike, që do të thotë se mund të përdoret në një procedurë të mundshme gjyqësore.

Deri më tani janë kryer tri ekspertiza. E para është realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka konstatuar se kontakt i shkurtë i energjisë elektrike gjatë reanimimit të një pacienti e ka djegur një kabllo shtesë, pas çka ka shpërthyer zjarri. E dyta është e Fakultetit të Teknologjisë, për të cilën nuk ka detaje për gjetjet dhe e treta është bërë nga një elektro-inxhinier për instalimet në spital.

Zjarri i tmerrshëm që e bëri hi spitalin modular në Tetovë, mori me vete 14 jetë të pacientëve të trajtuar nga koronavirusi, por edhe të anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda. 14 persona u shpëtuan përpara se objekti të digjej plotësisht.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni tragjedia ne tetove tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2022, 20:15

Shkrimi/ El Salvadori spekulon miliona me Bitcoin

EL SALVADORI- Presidenti Nayib Bukele dëshiron që El Salvadori i varfër të bëhet një komb bitcoin. Për muaj të tërë, ai bleu monedha dixhitale me vlerë miliona ...

Bota 24 Janar 2022, 19:43

Siri- Mes vdekjes, mjerimit dhe persekutimit

SIRI– Ndërsa Ministri i Jashtëm i BE-së dhe Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut diskutojnë situatën në Siri, sulmet e reja të Shtetit Islamik po tr...