Bota

“Asnji cent ma shumë”! Qytetarët e Kosovës protestojnë për shtrenjtimin e energjisë

25 Janar 2022, 07:22 Nga DOSJA
“Asnji cent ma shumë”! Qytetarët e Kosovës

KOSOVË– Ditën e nesërme qytetarët e Kosovës kanë paralajmëruar se do të ngrihen në protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Në posterin e shpërndarë thuhet se protesta do të nisë ditën e nesërme në orën 12:00, aty ku janë ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kjo protestë ka dy kërkesa, të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga ZRrE-ja dhe të nacionalizohet KEDS-i.

NJOFTIMI:

Të dashur/a qytetarë/e të Kosovës,Ftoheni të merrni pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë më datën 26 janar 2022 nga ora 12:00 në Prishtinë.Me 28 janar 2022 Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës dhe rritjen prej 9% për të gjithë konsumatorët/et që shpenzojnë deri në 600 këh, ndërsa rreth 200% rritje të çmimit për konsumatorët/et që e tejkalojnë 600 këVendosja e bllok tarifës do ta afektojë jetën dhe buxhetin e secilit/ës prej nesh. Gjatë sezonës së dimrit konsumi energjetik i një familje mesatare në Kosovë e kalon në çdo formë 600 këh. Kjo do të thotë që nëse ne e kemi paguar një faturë prej 58 eurove me tarifën e re do të paguajmë rreth 108 euro.Përveç që i palogjikshëm, ky propozim do t’i pasurojë edhe më tej bizneset, në kurrizin tonë. Sipas propozimit, çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare. Kjo i bie se një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo edhe mbijetesën, paguan edhe për bizneset që synim e kanë qarkullimin e fitimin.KEDS-it nuk i mjaftojnë 17 milion euro fitim në vit por e ka bërë argat ZRrE-në dhe Qeverinë e Kosovës që nga ky vit kësaj kompanie private t’i shumëfishohet fitimi. E gjithë kjo nga buxheti, edhe ashtu i dërrmuar, i qytetarëve/eve të Kosovës. Këto shantazhe, ne qytetarët e këtij vendi nuk do i lejojmë kurrsesi. Në këto kushte, protesta mbetet e vetmja rrugë që ta parandalojmë barrën që mundohen të na ngarkojnë Qeveria e Kosovës përmes ZRrE-së e me KEDS-in.Andaj, ju ftojmë që të mërkurën, duke filluar nga ora 12:00, të mlidhemi e ta kundërshtojmë e ta parandalojmë këtë padrejtësi të rradhës ndaj nesh. Protesta nisë tek sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundon tek ndërtesa e Qeverisë dhe ka dy kërkesa kryesore: 1.Mos-aprovimi i bllok tarifës së propozuar nga ZRre-ja; 2. Nacionalizimi i KEDS-it

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni kosove proteste kunder cmimeve ne kosove proteste ne kosove kosove proteste kunder cmimeve ne kosove proteste ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2022, 20:15

Shkrimi/ El Salvadori spekulon miliona me Bitcoin

EL SALVADORI- Presidenti Nayib Bukele dëshiron që El Salvadori i varfër të bëhet një komb bitcoin. Për muaj të tërë, ai bleu monedha dixhitale me vlerë miliona ...

Bota 24 Janar 2022, 19:43

Siri- Mes vdekjes, mjerimit dhe persekutimit

SIRI– Ndërsa Ministri i Jashtëm i BE-së dhe Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut diskutojnë situatën në Siri, sulmet e reja të Shtetit Islamik po tr...