Bota

Kapitulli i ri mes Shkupit dhe Sofjes,dy vendet synojnë përmirësimin e marrëdhënieve

25 Janar 2022, 10:03 Nga DOSJA
Kapitulli i ri mes Shkupit dhe Sofjes,dy vendet synojnë

BULLGARI-  Delegacioni qeveritar i Maqedonisë së Veriut dhe qeveria e Bullgarisë do të nisin ditën e sotme një kapitull të ri në marrëdhënien mes dy vendeve. Tetovasot shkruan se delegacioni maqedonas në Bullgari do të takohen sot me atë bullgar dhe do të diskutohet për marrëdhëniet mes dy vendeve, të paralajmëruara përmes punës intensive të grupeve të punës të sapoformuara për ekonomi, infrastrukturë, kulturë dhe integrim evropian.

Sot pritet ministrat e Transportit të nënshkruajnë edhe një marrëveshje për lidhjen hekurudhore Shkup-Sofje. Në delegacionin 14 anëtarësh të ministrave, mungon vetëm zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç, i cili tha se është pozitiv me Covid-19.

Jozyrtarisht do të takohen edhe bashkëkryetarët e Komisionit të Përbashkët të Historisë, Dragi Gjorgjiev dhe Angel Dimitrov. Pikërisht për këtë komision shpesh përcillen deklarata se duhet ketë ndryshime në metodologji dhe përbërje dhe pritet që në vend të pesë herë në vit, ky komision të mblidhet çdo pesë javë.

Krerët e të dyja shteteve ritheksojnë se duhet fokusuar tek ekonomia, ndërsa historia të jetë në plan të dytë. Ministrat e jashtëm, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, theksuan se intensifikimi i dialogut do të çojë në një zgjidhje të pranueshme reciproke që do e zhbllokojë integrimin evropian të Maqedonisë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni angel dimitrov bujar osmani dragi gjorgjiev teodora gençovska angel dimitrov bujar osmani dragi gjorgjiev teodora gençovska

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2022, 20:15

Shkrimi/ El Salvadori spekulon miliona me Bitcoin

EL SALVADORI- Presidenti Nayib Bukele dëshiron që El Salvadori i varfër të bëhet një komb bitcoin. Për muaj të tërë, ai bleu monedha dixhitale me vlerë miliona ...

Bota 24 Janar 2022, 19:43

Siri- Mes vdekjes, mjerimit dhe persekutimit

SIRI– Ndërsa Ministri i Jashtëm i BE-së dhe Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut diskutojnë situatën në Siri, sulmet e reja të Shtetit Islamik po tr...