Bota

Kishte kërkuar mbrojtje!Vritet gazetarja në Meksikë, gjendet e pajetë brenda makinës

25 Janar 2022, 07:13 Nga DOSJA
Kishte kërkuar mbrojtje!Vritet gazetarja në Meksikë, gjendet e

MEKSIKË– Gazetarja Lourdes Maldonado Lopez është vrarë në qytetin verior kufitar Tihuana. Vrasja e saj, është e dyta në këtë qytet brenda një jave, dhe e treta në Meksikë brenda këtij muaji për në rangun e gazetarëve.

Gazetarja u gjet e vrarë me armë në makinën e saj dy ditë më parë. Autoritetet konfirmuan se u njoftuan nëpërmjet një telefonate në numrat e urgjencës rreth orës 19:00 duke e gjetur më pas Maldonado të vdekur. Në vitin 2019, Maldonado kishte marrë pjesë në konferencën e përditshme për shtyp të zotit Lopez Obrador dhe kishte kërkuar ndihmën e tij pasi ishte e frikësuar për jetën e saj.

Maldonado ishte angazhuar në një përplasje shumëvjeçare me Jaime Bonillan, i cili një vit më vonë u zgjodh guvernator i rajonit Baja California, si kandidat i partisë së zotit Lopez Obrador, partia Morena. Ai u largua nga posti vitin e kaluar. Maldonado kishte njoftuar se pas nëntë vitesh kishte fituar procesin ndaj një kompanie mediatike në pronësi të zotit Bonilla. Ajo mbulonte çështjet e korrupsionit dhe politikën në Tihuana dhe ishte përballur me agresion edhe më parë për shkak të punës së saj.

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador bëri thirrje për një hetim të plotë dhe paralajmëroi kundër daljes në konkluzione të parakohshme për motivin e vrasjes së Lopez, një gazetare nga Tihuana që dikur i kishte kërkuar ndihmë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota meksike vritet gazetarja meksike vritet gazetarja

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2022, 20:15

Shkrimi/ El Salvadori spekulon miliona me Bitcoin

EL SALVADORI- Presidenti Nayib Bukele dëshiron që El Salvadori i varfër të bëhet një komb bitcoin. Për muaj të tërë, ai bleu monedha dixhitale me vlerë miliona ...

Bota 24 Janar 2022, 19:43

Siri- Mes vdekjes, mjerimit dhe persekutimit

SIRI– Ndërsa Ministri i Jashtëm i BE-së dhe Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut diskutojnë situatën në Siri, sulmet e reja të Shtetit Islamik po tr...