Aktualitet

Masat anti-covid në kufi, FEMSH- Kosovës: Po pengon qarkullimin e qytetarëve

24 Janar 2022, 13:34 Nga DOSJA
Masat anti-covid në kufi, FEMSH- Kosovës: Po pengon qarkullimin e

TIRANË– Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar ka reaguar pas vendosjes së masave të rrepta anti-covid në kufi nga ana e Kosovës. Në reagim thuhet se masat e vendosura për hyrjet dhe daljet e qytetarëve në Kosovë vështirësojnë dukshëm lirinë e lëvizjes, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve nuk mund ta marrin dozën e tretë duke qenë se nuk ka kaluar kohë mjaftueshëm nga doza e dytë (6 muaj).

FEMSH i bën thirrje Kosovës që të rishqyrtojë vendimin në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i lirë i qytetarëve në rajon dhe të mos dëmtohet më tej sektori i gastronomisë

“Masa e marrë nga Qeveria, në kufizimin e orarit për lejimin e aktivitetit të gastronomisë deri në orën 21:00 nuk bënë gjë tjetër veçse rëndon akoma dhe më shumë këtë sektor si dhe ndikon në uljen e volumit të shitjeve duke cënuar rëndë të gjitha bizneset që operojnë me këtë sektor. Referuar Organizatës Botërorë të Tregtisë ku përcakton se, rimëkëmbja do të jetë më e shpejtë, nëse vendet i mbajnë tregjet e hapura, nuk vendosin barriera dhe veprojnë së bashku, faktit konkret ku vendet e mëdha të Evropës si Anglia, Franca, Spanja tashmë po i lehtësojnë masat kufizuese në vendet e tyre si dhe rekomandimit të fundit të Organizatë Botërore të Shëndetësisë ku shprehet qartë se ndalimet ndërkombëtare të udhëtimit duhet të lehtësohen ose të hiqen krejtësisht, ky vendim i Qeverisë së Kosovës, në këto kohë, nuk sjell gjë tjetër veçse pengon lirinë e lëvizjes dhe tregtisë së lirë,” thuhet në reagim.

Qeveria e Kosovës ka miratuar ditë më parë masat e reja anti-COVID dhe do të zgjasin deri më 4 shkurt 2022. Sipas masave në fuqi, personat që futen në territorin e Kosovës duhet të jenë të vaksinuar me tre dozat e vaksinës anti-COVID, por në rastet kur një qytetar ka vetëm dy doza do t’i duhet të paraqesë edhe një PCR negative të 48 orëve të fundit. Protestuesit do të kërkojnë heqjen e masave në mënyrë që të lehtësohet lëvizja.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet rajoni forumi ekonomik mbarë shqiptar masat anti-covid ne kosove proteste ne morine 24 janar 2022 forumi ekonomik mbarë shqiptar masat anti-covid ne kosove proteste ne morine 24 janar 2022

Sondazh

Poll