Aktualitet

Zgjedhjet në SHRF ‘Tirana’, Veliaj:Padi ndaj Ilir Shulkut dhe sekretarit të shoqatës

24 Janar 2022, 18:58 Nga DOSJA
Zgjedhjet në SHRF ‘Tirana’, Veliaj:Padi ndaj Ilir Shulkut dhe

TIRANË – Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi se nesër do të padisë sekretarin e Përgjithshëm të FSHF Ilir Shulkun dhe sekretarin e Shoqatës Rajonale të Futbollit “Tirana” lidhur me zgjedhjet e sotshme për kryetarin e ri, ku fitues doli Krenar Alimehmeti. Në mbledhjen e organizuar me shoqatat sportive të kryeqytetit, Veliaj theksoi sot do të merren të gjitha vendimet e nevojshme, të cilat do t’i përcillen organeve të drejtësisë.

“Do bëjmë nesër dy kallëzime penale, një për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF, për sekretarin e shoqatës së Tiranës, shoqatës së vjetër. Do t’i bashkohet vandakut të madh që ka në dorë prokuroria…Sot ëshë vetëm fillimi, ne do të marrim vendimet e nevojshme si shumicë absolute dhe do t’ia prezantojmë organeve të drejtësisë”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Ç’ndodhi sot në zgjedhje?

Kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë ku president u shpall Krenar Alimemeti me 44 vota pro, 2 kundër dhe vetëm një abstenim. Kandidati i propozuar nga Erjon Veliaj për këtë shoqatë, Eduard Prodani u largua së bashku me disa mbështetës të tij, ende pa filluar votimi pas dy tre tentativave për ta çuar këtë proces drejt dështimit. Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë e cila ka 41 shoqata me 67 delegatë, ku prej tyre 65 ishin të pranishëm, vijoi punimet duke nxjerrë këtë rezultat.

Gjithashtu me një votim të hapur 2/3 votuan edhe për ndryshimin e rendit të ditës, duke shtuar votimin edhe për 5 anëtarët e tjerë që kjo shoqatë do të dërgojë në asamblenë e përgjithshme zgjedhore të 2 marsit ku do të votohet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet në SHRF, Veliaj: Depozitojmë dy kallëzime. Palaçot u diskredituan

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj krenar alimehmeti erion veliaj krenar alimehmeti

Sondazh

Poll