Aktualitet

Audio-SKANDALI! Veliaj: Flas akoma më keq e s’u heq asnjë presje atyre që kam thënë!

24 Janar 2022, 18:42 Nga DOSJA
Audio-SKANDALI! Veliaj: Flas akoma më keq e s’u heq asnjë presje

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar audio-përgjimin që i doli ditën e sotme, duke u shprehur se nuk u heq asnjë pjesë fjalëve që ka thënë. Në një deklaratë për shtyp, Veliaj u shpreh se është i gatshëm të flasë akoma me keq, ndërkohë që u justifikua me faktin që ishte një bisedë çunash, për fjalorin banal që ka përdorur.

“Është e qartë që ajo është një bisedë mes çunash. Unë i kërkoj ndjesë kujtdo që është ofenduar sepse ajo nuk është gjuha ime. Po e ke parasyh në dhomën e ndërrimit kur do t’i japësh zemër skuadrës, ashtu flitet. Dhe unë nuk i heq asnjë presje, sepse kundër padrejtësive flas akoma më keq,” tha Veliaj.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet në SHRF, Veliaj: Depozitojmë dy kallëzime. Palaçot u diskredituan

(I.A;F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore audio +18 e veliajt erion veliaj audio +18 e veliajt erion veliaj

Sondazh

Poll