Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për falsifikim parash, kapet 49-vjeçari në Elbasan

24 Janar 2022, 15:10 Nga DOSJA
EMRI/ I shpallur në kërkim për falsifikim parash, kapet

ELBASAN– David Kallau, 49 vjeç banues në Elbasan është vënë në pranga pasi akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Kallau ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për të.

Njoftimi i Policisë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Forcave Operacionale në DVP Elbasan,  bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: D. K., 49 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, dhe ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet david kallau policia e elbasanit david kallau policia e elbasanit

Sondazh

Poll