Sport

VD/ Trabzonspor fiton me përmbysje në Stamboll dhe fundos më thellë Galatasarayn…

24 Janar 2022, 06:35 Nga DOSJA
VD/ Trabzonspor fiton me përmbysje në Stamboll dhe fundos më

TURQI – Në dhjetë minutat e fundit, Trabzonspor ka përmbysur Galatasaray në mbrëmjen e kësaj të diele, duke e dërguar në vendin e 15-të në SüperLig turke skuadrën e Stambollit.

Galatasaray aktualisht zhytet akoma më thellë në krizë. Ajo e kryesonte ndeshjen 1-0 ndaj Trabzonsporit, falë golit të Cicaldaut, i cili në minutën e 31-të nuk gaboi nga pika e penalltisë.

Por në 6 minutat e fundit, kryesuesit e kampionatit turk, skuadra e Trabzonsporit, shënoi dy herë radhazi për të përmbysur ndeshjen, pas golave të Bakasetas në minutën e 84-t dhe Viscas në të 90-tën, që fiksuan shifrat 1-2.

Trabzonspori u largua me tre pikë nga Stambolli, që i duheshin shumë Galatasarayt. Në të vërtetë, “Cimbom” është në vendin e 15-të dhe kjo humbje e re është e katërta radhazi e saj në SüperLig turke.

Pas javës së 23-të, Trabzonspori kryeson renditjen me e kampionatit turk me 54 pikë, 9 më pak se Konyaspor, që gjithashtu ka një ndeshje me pak.

Liderrrrrrrr. pic.twitter.com/wGK1ozN5oe

— BATI YORUM (@batiyorum_) January 23, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport galatasaray galatasaray të fatih terim nga stambolli trabzonspor galatasaray galatasaray të fatih terim nga stambolli trabzonspor

Sondazh

Poll