Sport

Asnjë gol dhe pak emocione, Milan dhe Juventus i bëjnë nder Interit

23 Janar 2022, 21:47 Nga DOSJA
Asnjë gol dhe pak emocione, Milan dhe Juventus i bëjnë nder

ITALI-Përfundon pa gola kryendeshja e javës së 23-të të Sere A mes Milan-Juventus. Pak emocione me dy skuadrat që u shqetësuan më shumë nga rëndësia e moshumbjes së përballjes sesa krijimi i rasteve.

Dy pritje të sigurta nga portieri i Juventusit Szczesny gjatë 90 minutave, fillimisht tentativa e Leaos dhe më pas goditja me kokë e Giroud në pjesën e dytë. Po kaq bënë edhe bardhezinjtë me Dybalan dhe Moratan, por sigurisht që kjo ndeshje pritet të ketë polemika, pasi si Milan ashtu edhe Juventus pretenduan për penallti.

Një rezultat që nuk i bën punë asnjë prej dy skuadrave, Milan shkon kështu në vendin e tretë dhe sheh kreun që mbahet nga Inter -4 pikë larg, ndërsa Juventus nuk forcon dot pozitat në klasifikim për të arritur në zonën Champions.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus milan juventus milan

Sondazh

Poll