Sport

VIDEO/ De Jong “heroi” i Barçës, katalanasit fitojnë “in extremis” ndaj Alaves…

24 Janar 2022, 06:06 Nga DOSJA
VIDEO/ De Jong “heroi” i Barçës, katalanasit

SPANJE – Skuadra e Xavit ka arritur një fitore sa të vlefshme aq edhe të vështirë në transfertë. Barcelona arriti të trimfojë “in extremis” ndaj Alaves, paçka se me rezultatin minimal 1-0.

Katalanasit e kanë dominuar ndeshjen, por goli rezultoi shumë i vështirë për t’u shënuar. Pa gola, 0-0, u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Në të dytë, skuadra “blaugrana” e shtoi presionin ndaj kundërshtarit, por duhet të vinte minuta e 87-të, kur mesfushori Frenki de Jong, do të të konretizonte me lehtësi një aksion mjaft të bukur.

VAR e konsideroi në pozicion të rregull holandezit, i cili sigloi fitoren 1-0 për Barcelonën. Me këtë 3-pikësh kalanasit u ngjitën në kuotën e 35 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e pestë. Alaves me 17 pikë renditet e parafundit.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona çdo sezon shpenzonte 110% të të ardhurave lionel messi largohet nga barcelona skuadra e xavit barcelona çdo sezon shpenzonte 110% të të ardhurave lionel messi largohet nga barcelona skuadra e xavit

Sondazh

Poll