Bota

Kriza humanitare në Afganistan / Talebanët nisin takimet me Perëndimin

24 Janar 2022, 13:57 Nga DOSJA
Kriza humanitare në Afganistan / Talebanët nisin takimet me

OSLO– Talebanët kanë dërguar një delegacion të tyrin në Evropë për të diskutuar në lidhje me krizën humanitare që ka përfshirë Afganistanin. Këto diskutime me Perëndimin vijnë për herë të parë që nga ardhja e tyre në pushtet.

Mësohet se, në kuadër të këtij turi vizitash, ministri i Jashtëm afgan është takuar në Oslo me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Norvegjisë. Në këto takime, Komuniteti ndërkombëtar ka këmbëngulur në të shkuarën se nëse talibanët duan të rilidhin marrëdhëniet me perëndimin.

Arsyeja e këtyre takimeve ka qenë situata humanitare në Afganistan, e cila është përkeqësuar në mënyrë drastike, sidomos pas ardhjes së talibanëve në pushtet, që u shoqërua edhe me ndaljen e ndihmave ndërkombëtare, duke bërë që mijëra njerëz të vuajnë nga uria.

Talebanët, javën e kaluar kanë bërë thirrje për njohje, të paktën nga vendet myslimane, pasi kriza humanitare në vend ishte dramatike. Takimi i sotëm i hap rrugë rilidhjes së marrëdhënieve të Afganistanit me vendet perëndimore, edhe pse talibanët duhet të plotësojnë ende disa kushte, që kjo të ndodhë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota afganistan kriza ne afganistan talebanet afganistan kriza ne afganistan talebanet

Sondazh

Poll