Politike

Mbyllja e shkollave për 3 ditë, PD: Vendim gjysmak, vë në vështirësi prindërit

23 Janar 2022, 12:44 Nga DOSJA
Mbyllja e shkollave për 3 ditë, PD: Vendim gjysmak, vë në

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar për mbylljen e shkollave për shkak të temperaturave të ulëta. Zëdhënësja dhe njëkohësisht deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka shkruar se përveç dështimit të qeverisë për të siguruar ngrohje në shkolla, shkaktone edhe një tjetër problem për prindërit. Zhupa ka kërkuar nga qeveria që të marrë një vendim ku njëri prej prindërve ta ketë të mundur të qëndrojë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët.

REAGIMI:

Vendimet gjysmake te ministres se arsimit bien në kurriz të prindërve shqiptar! Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes përvec se nxorri në pah dështimin në krijimin e kushteve mininale si ngrohja në shkolla por ka vënë në vështirësi prindërit.Kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta 3 ditë.Vendime të tilla kur merrren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese. Sic është nxjerrja e në vendimi nga qeveria që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi për këtë arsye dhe mos përballet me penaliteti financiare nga punëdhënësi!Ministria e arsimit duhet të reagoj menjëherë dhe ti kthehet përgjegjësive që i takojnë kur merr vendime të tilla.

Nga dita e hënë deri të mërkurën, shkollat në të gjithë territorin e Shqipërisë do të qëndrojnë të mbyllura dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë të Ministrisë së Arsimit.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ina zhupa mbyllen shkollat ne shqiperi ina zhupa mbyllen shkollat ne shqiperi

Sondazh

Poll