Aktualitet

Ekzekutimi i Dashit/ Mediat ekuadoriane: Viktima e gjashtë ballkanike

24 Janar 2022, 06:55 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Dashit/ Mediat ekuadoriane: Viktima e gjashtë ballkanike

TIRANË– Mediat ekuadoriane e cilësojnë vdekjen e Ergys Dashit në Ekuador, si viktimën e gjashtë ballkanike në vend. Në artikull janë përmendur shqiptarët e ekzekutuar, serbët dhe malazezët. Mes tyre përmendet Ilir Hidri, Renzi Azemi, Adriatik Tresa, malazezi Fadil Kaçani dhe serbi Sasa Spasic.

‘Ai është viktima e gjashtë ballkanike. Ergys Dashi është viktima e gjashtë ballkanike e një sulmi në Guayas. Të mëparshëm ishin shqiptari Hidri Ilir, i pushkatuar në periferi më 30 maj 2017, kosovari Renzi Azemi, i sulmuar (mbijetuar) në qendër të qytetit më 7 nëntor 2017, malazezi Fadil Kaçani, i ekzekutuar rrugës për në. la Costa më 14 mars 2018, serbi Sasa Spasic, u vra në një qendër tregtare Samborondón më 21 prill 2020 dhe shqiptari Adriatik Tresa, i eliminuar në La Aurora, në Daule.‘- shkruhet në artikull.

Ergys Dashi, u ekzekutua mbrëmjen e 22 janarit në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit, qyteti me portin e njohur për transportimin e sasive të mëdha të kokainës. Ngjarja ndodhi rreth 19:00, kur Dashi ishte ulur të darkonte në një restorant me emrin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’. Njëri prej autorëve, i cili mbante një buqetë me lule në duar u fut në restorant, duke lënë të vrarë shqiptarin dhe plagosur një vajzë e cila ishte kliente.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vritet ergys dashi vritet shqiptari ne ekuador vritet ergys dashi vritet shqiptari ne ekuador

Sondazh

Poll