Aktualitet

E trishtë/ Ndërron jetë nga COVID-i, vdes në moshën 70-vjeçare aktori Arben Shaka

23 Janar 2022, 19:34 Nga DOSJA
E trishtë/ Ndërron jetë nga COVID-i, vdes në moshën

TIRANË – Aktori i njohur i humorit shqiptar Arben Shaka humbi jetën sot në moshën 70-vjeçare. I ndjeri vdiq si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga COVID-19.

Arben Shaka njihet për rolet humoristike, pantonimën dhe kontribut në filmat vizatimorë kryesisht gjatë viteve të diktaturës komuniste. Pas rënies së regjimit monist, ai emigroi në Greqi ku ushtroi dhe zanatin e piktorit.

Filmat e tij më të njohur janë: Cirku në fshat (1977), Odiseja e tifozave (1972) (filmi i parë në Shqipëri pa zë), Përse bie kjo daulle (1969), Gjuetia e fundit (1992) etj.  

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kulture

Sondazh

Poll