Aktualitet

U vra me 20 plumba në Ekuador, publikohet FOTOJA e Ergys Dashit

23 Janar 2022, 18:09 Nga DOSJA
U vra me 20 plumba në Ekuador, publikohet FOTOJA e Ergys Dashit

EKUADOR – Ky është Ergys Dashi, 34-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në restorantin “Grilling” në parkun “José Joaquín Orrantia” në Guajakil të Ekuadorit.

34-vjeçari nga Durrësi u qëllua me 20 plumba. Sipas dëshmitarëve, dy persona u futën në restorant në orën 19:00 dhe nuk pranuan të tregonin çertifikatën e vaksinimit duke kërkuar që askush të mos ndërhynte. Më pas, njëri prej vrasësve hapi zjarr ndaj Dashit duke i shkaktuar plagë në të gjithë trupin. Plagët fatale rezultuan ato në pjesën e ballit.

Njëri prej dëshmitarëve shkroi në “Twitter” se dy personat që kryen vrasjen e Ergys Dashit u larguan me shpejtësi me motorr dhe vazhduan të hapnin zjarr drejt lokalit. Një punonjës i restorantit “Grilling” tha para oficerëve të policisë se njëri prej qitësve i kërkoi të mos ndërhynte. Plumbat plagosën dhe një kliente, që ndodhej pranë Ergys Dashit. Angie Romero, 26 vjeçe, u plagos në këmbë.

34-vjeçari Dashi rezulton të jetë vënë në pranga më 18 shtator të vitit 2014 bashkë me 31 persona të tjerë që ishin pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës. Vetë Dashi ishte një ‘kokat’ e kësaj bande.  Organizata kriminale në të cilën bënte pjesë edhe Ergys Dashi menaxhonte trafikun e drogës që blihej me shumicë, në Shqipëri, Spanjë e Bolivi e më pas shpërndahej në Itali.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet Ergys Dashi në Ekuador, shkak, hesapet e drogës (Historiku)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ergys dashi vritet ergys dashi vritet shqiptari ne ekuador ergys dashi vritet ergys dashi vritet shqiptari ne ekuador

Sondazh

Poll