Aktualitet

Ekzekutohet në Belgjikë Bledar Muça, krahu i djathtë i Çapjave

23 Janar 2022, 16:59 Nga DOSJA
Ekzekutohet në Belgjikë Bledar Muça, krahu i djathtë i

BELGJIKË– Bledar Muça, 39-vjeçari shqiptar i njohur si krahu i djathtë i fisi Çapja në Elbasan e i përfahirë në një sërë ngjarjesh kriminale është ekzekutar me breshëri plumbash mbrëmjen e kaluar në Belgjikë. Mediat vendase shkruajnë se Muça, u vra një natë më parë, pak pas orës 23:00 në Baron Van Ertbornstraat në Anverse.

Mediat belge e identifikojnë Muçën si britanik, pasi ai lëvizte me identitet tjetër në këtë vend. Ai ka qenë duke parkuar makinën e tij pranë shtëpisë, kur dy persona që po e prisnin e kanë qëlluar me breshëri plumbash. Si pasojë e plagëve të marra, 39-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë në vend. Sipas autoriteteve të Anverse, atentatorët rezulton të jenë larguar me makinë pas krimit që kanë kryer, dhe nuk dihet më asgjë për ta. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë janë sekuestruar dhe pritet që të zbardhen më tepër detaje mbi ngjarjen.

Një ditë pas krimit raportohet se pista kryesore ku po hetohet ngjarja është e shkuara e errët e viktimës. Autoritetet belge kanë kërkuar informacione nga Shqipëria, gjë që do tu shërbejë në zbardhjen e krimit. Muça është shqiptari i dytë që vritet jashtë vendit në 24 orët e fundit. Pak orë më parë u raportua se në Ekuador ishte ekzekutuar me breshëri plumbash Ergys Disha, 34 vjeçar nga Durrësi, gjithashtu me një të kaluar me hesape të pambyllura me grupet e kartelet e drogës.

Kush ishte Bledar Muça?

Bledar Muça, 39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan që u ekzekutua sot në Anverse të Belgjikës rezulton të jetë një prej emrave që ka mbushur faqet e kronikës së zezë që nga viti 2009. I njohur si krahu i djathtë i Çapjave, Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv policie. Në vitin 2016, ai u ka shpëtuar dy atentateve, konkretisht në muajt shkurt e qershor. 

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje më 30 Dhjetor të vitit 2011, ai u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policies Ilir Rexhepi që njihej me pseudonimin “Doda”. Muça, me anë të një letre, e njoftoi policinë se nuk kishte gisht me vrasjen, pasi atë ditë ai kishte qenë në Angli. Në vitin 2013, ai u rikthye për tu përballur me drejtësinë dhe policia e prokuroria e pushuan çështjen kundër tij.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Bledar Muça njihej si ‘anglezi’, u vra pranë policisë, fqinji: Pashë autorin

U vra në Belgjikë, DOSJET e Bledar Muçës, vrasjet dhe sulmi ndaj policisë me Çapjan

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledar muca ekzekutohet bledar muca vritet shqiptari ne belgjike bledar muca ekzekutohet bledar muca vritet shqiptari ne belgjike

Sondazh

Poll