Aktualitet

Vrasja e Dashit në Ekuador, dëshmitari: Qëllonin mbi motor, i kam të ngulitur në tru

23 Janar 2022, 16:11 Nga DOSJA
Vrasja e Dashit në Ekuador, dëshmitari: Qëllonin mbi motor, i kam

EKUADOR – Vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashi në Guajakil të Ekuadorit ka tronditur të gjithë personat që ndodheshin në një restorant në parkun “Joaquín José Orrantia”. Njëri prej tyre ka shkruar në “Twitter” për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi mbrëmjen e djeshme në orën 19:00.

Personi shkruan se atentatori dhe një person tjetër të hipur në motorr u larguan me shpejtësi pas krimit dhe kanë shtirë sërish me armë zjarri duke detyruar shumë familjarë të largohen me shpejtësi. Ai shton se momentin e vrasjes nuk do ta harrojë asnjëherë.

 “Djemtë ikën me një motoçikletë duke qëlluar drejt lokalit majtas dhe djathtas, familje të tëra me fëmijë vraponin drejt parkingut. Një kaos total, ai imazh është regjistruar tek unë, askush nuk më ka thënë, e kam parë live dhe direkt”, shkruan dëshmitari  i pranishëm në restorantin ku mbeti i vrarë Ergys Dashi.

Ergys Dashi u godit me 20 plumba teksa dy persona u futën në restorantin në parkun “Joaqin Jose Orrantia”. Njëri prej tyre mbante një buqetë me lule, kurse tjetri kreu vrasjen. Plagët në pjesën ballore kanë rezultuar fatale për 34-vjeçarin nga Durrësi. Atentatorët plagosën gabimisht dhe një kliente të restorantit. 26-vjeçarja Angie Romero ka marrë plumb në këmbë.

Dashi u vra mbrëmjen e djeshme, ndërsa pasditen e sotme, policia ekuadoriane mundi ta identifikonte.

Burimi: El Comercio

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet me breshëri plumbash shqiptari në Ekuador, plagoset dhe një vajzë

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekuador ergys dashi vritet ergys dashi vritet shqiptari ne ekuador ekuador ergys dashi vritet ergys dashi vritet shqiptari ne ekuador

Sondazh

Poll