Aktualitet

U ekzekutua në Ekuador! Dashi i arrestuar si ‘kapo’ i organizatës kriminale në Itali

23 Janar 2022, 16:43 Nga DOSJA
U ekzekutua në Ekuador! Dashi i arrestuar si ‘kapo’ i

TIRANË– Ergys Dashi, shqiptari i ekzekutuar me armë zjarri në Ekuador, është emër i njohur për policinë italiane. Shqiptari është vënë në pranga pas një operacioni masiv në 18 shtator të vitit 2014. Organizata kriminale në të cilën bënte pjesë edhe Ergys Dashi menaxhonte trafikun e drogës, ku sasi të mëdha të lëndëve narkotike bliheshin me shumicë, në Shqipëri, Spanjë e Bolivi dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë Italinë.

Rrjeti i trafikantëve në të cilin bënte pjesë shqiptari, përdornin karta sim në emër të personave që nuk ekzistonin, ose të blerë me dokumente të falsifikuara, të aftë për të shmangur çdo lloj gjurmim dhe përgjim të telefonave. Kjo organizatë kriminale fitonte në muaj 60,000 dhe 70,000 € në muaj.

Në atë kohë Dashi ishte vetëm 25 vjeç dhe banonte në Porto S. Elpidio të Italisë. Ndërkohë shqiptarë të tjerë të kapur po nga policia italiane ishin Agron Mata (44), Geraldin Abdihoxha (24), Majlinda Dashi (49) dhe Rigels Yzeiraj (26), Igli Kamberi (29) dhe Amarildo Terziu (24), të dy banues në Barletta. Ndërsa u lanë në arrest shtëpie Arlind Janka, 26 vjeç; Ferdinand Grembi (36), Kreshnik Kura (31), Elis Halilaga (34), Jahja Kazazi (34).

LAJMIKRYESOR: Ekzekutohet me breshëri plumbash shqiptari në Ekuador, plagoset dhe një vajzë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vritet ergys dashi vritet shqiptari ne ekuador vritet ergys dashi vritet shqiptari ne ekuador

Sondazh

Poll