Bota

Masat e ashpra kufizuese të Kosovës, zv/ministri në Maqedoni: Rishqyrtoni vendimin

23 Janar 2022, 15:14 Nga DOSJA
Masat e ashpra kufizuese të Kosovës, zv/ministri në Maqedoni:

MAQEDONI E VERIUT – Masat kufizuese që Kosova ka vendosur për qytetarët që hyjnë në territorin e saj ka shkaktuar reagimin e zv/ministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut. Ilir Hasani shkruan në Facebook se nuk arrin ta kuptojë vendimin e ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Rifat Latifi duke shtuar se nuk ka asnjë farë peshe. Sipas tij, këto kufizime të lëvizjes së qytetarëve do reflektojnë vështirësi dhe në planin ekonomik, social, etj.

Ai i kërkon kolegut të tij që të rishqyrtojë vendimin e marrë.

POSTIMI I ILIR HASANIT:
Kufizimi i lëvizjes mes Kosoves dhe Maqedonisë epidemiologjikisht ska asnjëfar peshe për momentin. Situata epidemiologjike këndej dhe mëtan “gardhit” është lart poshtë e njëjtë.

Ministër, kolegu im Latifi, respekt si profesionist që je, por vendimin duhet ta rishqyrtojsh urgjentisht.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga dita e djeshme që qytetarët që kalojnë në territorin e saj të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit me 3 doza të vaksinës anti-COVID ose të kenë marrë të paktën 2 doza dhe të kenë kryer testin PCR. Kjo situatë ka shkaktuar konfuzion në kufi, ku shumë qytetarë janë indinjuar me masat kufizuese anti-COVID-19 të qeverisë në Kosovë.

LEXO DHE KËTË:

Kosova i kthen në kufi/Qytetarët: Skandal të paguash 30 € për të hyrë në tokën tënde


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni covid ne kosove masat kufizuese covid ne kosove masat kufizuese

Sondazh

Poll