Bota

Pas Anglisë, Spanja: Covid-19 të trajtohet si grip sezonal, do jetojmë me të

23 Janar 2022, 15:20 Nga DOSJA
Pas Anglisë, Spanja: Covid-19 të trajtohet si grip sezonal, do

SPANJË– Spanja kërkon që Covid-19 të trajtohet si një grip sezonal. Pavarësisht kundërshtimeve të OBSH-së e paralajmërimeve, Spanja është vendi i dytë që kërkon të bëjë një gjë të tillë, pas Britanisë së Madhe.

“Spanja dëshiron ta udhëheqë këtë debat sepse është në kohën e duhur dhe të nevojshme për ta bërë këtë. Spanja i kërkoi Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) të “studiojë strategji të reja” për luftën ndaj Covid,”- tha ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias.

“Vendi po punon me komunitetin shkencor për të kaluar përfundimisht nga “menaxhimi i një pandemie në menaxhimin e një sëmundjeje të cilën shpresojmë se shkenca do ta riklasifikojë si një sëmundje endemike,”- shtoi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Megjithëse Omicron ka shkaktuar një rritje të infeksioneve, ka pasur më pak vdekje dhe norma më të ulëta të pranimeve në spital, me shumë qeveri që kanë lehtësuar kufizimet. Koha e karantinimit është zvogëluar dhe kontrollet kufitare janë liruar. Më herët Britania e Madhe njoftoi se kufizimet po hiqen gradualisht. Sekretari britanik i Shëndetësisë Sajid Javid tha se duhet të mësohemi të jetojmë me koronavirusin, si të ishte një grip sezonal e të përcaktohet një plan afatgjatë.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota britani e madhe covid-19 koronavirus spanje britani e madhe covid-19 koronavirus spanje

Sondazh

Poll